Report TV - Klosi: Brenda vitit, të gjitha shkollat profesionale me laboratorë
  • 7 years ago
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi mori pjesë në inagurimin e 6 laboratërëve të rinj në Shkollën Profesionale të Kamzës me një vlerë prej 200 mijë euro.

Me miratimin e projektligjit të ri të Arsimit dhe Formimit Profesional, që miratohet të enjten në kuvend, do të jetë e detyrueshme tashmë edhe me ligj që gjysma e mësimit të jetë teorik dhe gjysma praktikë.

Në fjalën e tij ministri Blendi Klosi deklaroi se sistemi dual në Shkollat Profesionale do të bëjë të mundur që diploma që jepet nga shkollat tona të jetë e barasvlefshme me atë të shkollave europiane.

??Jemi këtu në shkollën profesionale të Kamzës, vetëm 3 ditë para se Kuvendi të miratojë ligjin e ri të arsmit profesional. Jemi këtu për të inauguruar 6 laboratorët e kësaj shkolle, me një vlerë rreth 150 mijë euro, dhe po ashtu laboratorët që kanë të bëjnë me degët e hoteli turizmit që kjo shkollë ka me një vlerë 50 mijë euro. Një investim i përbashkët, shënon sot një vlerë laboratore pre 200 mije eurosh??,-u shpreh Klosi.
Recommended