Ora News – Durrës, policia aksione në lokale e natës, gjendet kokainë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Durrësit ka ushtruar kontrolle në 7 lokale nate, kryesisht tallave, duke shoqëruar 10 balerina e 12 persona të tjerë për verifikim.
Aksioni ka vazhduar deri në orët e mëngjesit të sotëm për kapjen e personave në kërkim, sekuestrimin e sendeve të kundraligjshme si armë, lëndë narkotike, në kuadër të rritjes së rendit dhe sigurisë së qytetarëve.
Pas aksioni, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve L.Gj. 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?; D.V. 24 vjeç, banues në Durrës, pronari i lokalit, për veprën penale ?Përshtatja e lokalit për përdorim droge?; si dhe B.K. 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ?Përshtatja e lokalit për përdorim droge?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/durres-policia-aksione-ne-lokale-e-nates-gjendet-kokaine/

Recommended