Ora News - Tjetër tërmet gjatë natës në Durrës
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një tjetër tërmet është regjistruar gjatë natës në zonën e Durrësit. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në fshatin Shetaj, pranë Kepit të Rodonit në qarkun e Durrësit.

Fenomeni sizmik është regjistruar 13 minuta pas mesnatës dhe ka zgjatur disa sekonda duke u ndjerë edhe nga qytetarët në Tiranë, Durrës dhe në Kavajë.

Sipas qendrës rajonale të monitorimit të tërmeteve grada e lëkundjeve ka qenë 4.5 rihter në thellësi 10 kilometër nga sipërfaqja e tokës.

Instituti i gjeoshkencave në tiranë e ka vlerësuar tërmetin në fjalë në shkallën 2.4 rihter ndërkohë që në buletinin e tërmeteve ka nxjerrë shtatë njoftime për episode lëkundjesh të regjistruara në Shqipëri që nga mesnata e kaluar.

Në të njëjtën kohë një seri lëkundjesh sizmike janë regjistruar edhe në afërsi të Aquilas në Itali, një rajon i njohur për tërmetet e forta që në të kaluarën kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 22:55, e shkallës 3.7 rihter me epiqendër 2 km nga qyteza Barete me thellësi 14 km nën sipërfaqen e tokës. Pak minuta më vonë në ora 23.16 minuta është regjistruar një tjetër lëkundje në shkallën 3.4 rihter me epiqendër përsëri në Barete e me thellësi 13 km nën tokë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/tjeter-termet-gjate-nates-ne-durres

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended