Trump anulon “Obamacare” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Brenda pak orësh nga marrja e pushtetit presidenti i ri amerikan Donald Trump, ka nisur te zbatoje premtimet e bera gjate fushatës elektorale. Ai firmosi nje urdhër ekzekutiv qe ka ne shënjestër anulimin e reformës shëndetësore te paraardhësit te tij, e njohur si ?Obamacare?. Agjencive federale u eshte dhënë urdhër qe te marrin masa per te lehtësuar shpenzimet e qeverise ne shëndetësi. Po kështu ai ka vendosur ngrirjen e disa rregulloreve te presidencës se mëparshme, derisa te behet rishikimi i tyre. Ne faqen e internetit te Shtëpisë se Bardhe, politikat e Obames jane zëvendësuar me axhenden e re te Trump, ku listohen vetëm 6 çështje, energjia, politika e jashtme, rritja ekonomike, ushtria, forcimi i ligjit dhe marrëveshjet tregtare. Pas marrjes se detyrës nga Trump, senati miratoi emërimin e dy prej pjesëtarëve te administratës se re, gjeneralin ne pension James Mattis ne postin e shefit te Pentagonit dhe John Kelly ne krye te departamentit te sigurisë kombëtare.
Inaugurimi i presidentit Trump u prit me protesta ne Uashington, ku u lënduan 6 police dhe u arrestuan rreth 200 demonstrues. Gjate kesaj te shtune pritet te mbahet edhe nje marshim i rreth 200 mije grave, qe kundërshtojnë qëndrimet e tij.

Recommended