Ivica Daçiç sulmon shqiptarët - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka lëshuar akuza të rënda kundrejt klasës politike të Kosovës, duke u shprehur se politikanët shqiptarë me rastin Haradinaj treguan se janë të aftë të bëjnë gjithçka, duke filluar nga kërcënimet e deri tek aktet terroriste. Në një prononcim për mediat, Daçiç tha se Agjencitë e Inteligjencës kishin marrë informacione se një grup shqiptarësh nga diaspora kanë planifikuar të sulmojnë dhe bastisin një mision diplomatik serb, por pa dhënë informacione të tjera dhe pa e saktësuar se për cilin mision bëhej fjalë. Ai nënvizoi se ky aksion do të ndërmerrej në shenjë hakmarrjeje ndaj kërkesës për ekstradimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Shefi i diplomacisë serbe pretendoi gjithashtu se Beogradi zyrtar kishte patur presione për të tërhequr kërkesën e ekstradimit, ndonëse edhe për këtë deklaratë munguan emrat dhe provat për të vërtetuar akuzat e tij. I menjëhershëm ka qënë reagimi nga ana e qeverisë së Kosovës. Nëpërmjet një komunikate për mediat, Ministria e Jashtme kosovare, e dënoi deklaratën e Daçiç, duke e cilësuar atë si një akt që nuk kontribuon në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes palëve.
Recommended