Ora News –Vetëvrasja në burg, babai: Për 1 cigare hashash, ata me maune të lirë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prindërit e 22 vjeçarit që u vetëvra mbrëmjen e shkuar (3 janar) në ambientet e burgut të Rogozhinës, thonë se i biri i tyre u arrestua për një cigare hashash.
Babai i Estref Halilit, Ardian Halili nga Kolonja e Lushnjës, thotë se ata që trafikojnë drogë me kamion janë të lirë.
Ardian Halilili: Trajtimi nuk po them se është i keq. Shteti i dha dënimin që ai nuk meritonte. Ai i dha 5 vjet dënim për tre gram hashash që pinin tre shokë. Ai e kishte marrë përsipër. I kishin thënë se do të marrësh dënim akoma më të rëndë se e ke për së dyti. Policia dhe shteti duhet të kapë ata që janë me maune apo kamionë dhe jo këta që janë adoleshentë që marrin një cigare për ta pirë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vetevrasja-e-estref-halilit-ne-burg-flet-babai-u-burgos-per-1-cigare-hashash/

Recommended