Rama: Paga e mjekëve duhet më e lartë se ajo e presidentit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për kryeministrin Rama mjekët duhet të ketë një pagë më të lartë se të presidentit, ndërkohë që premtoi se spitalet e rretheve do të jenë të kompletuar me mjekë specialistë. ?Duam që spitalet rajonale minimalisht duhet t?i kemi të plotësuar me mjekë specialistë, sepse për të ikur nga Tirana, dhe për të lënë familjen apo me gjasë për të marrë familjen me vete duhet ta kenë rrogën më të lartë se kaq.Faktikisht duhet të kenë rrogën më të lartë që ekziston në Republikën e Shqipërisë, edhe më të lartë se Shkëlqesia e tij, Presidenti i Republikës. Jeton në Tiranë, punon në Tiranë dhe del nga Tirana shumë rrallë. Jemi në një fazë që edhe në QSUT, në Spitalin e Traumës, Sanatorium, ka mangësi të ndjeshme. Nuk ka pikë dyshimi që për herë të parë në këto tre spitale ka strategji ndryshimi dhe ka një skemë të mbështetjes financiare dhe është ndërtuar mbi vetëdijen se ne nuk i kemi paratë për t?i bërë të gjitha përnjëherë, por ama kemi mençurinë për t?i ndërtuar në radhën e duhur. Dyshemetë e korridoreve të këtyre tre spitaleve në 20 e ca vite u bënë proverbiale. I keni shkelur vetë, që në çdo kthesë ndryshonin pllakat, sepse në çdo kthesë kishte një tendër. Dyshemetë e korridoreve të këtyre spitaleve janë tamam një zonë arkeologjike e korrupsionit në shëndetësi dhe paaftësisë për të menaxhuar të këtyre institucioneve që mbartin përgjegjësinë për një numri shumë më të madh njerëzish në nevojë çka normalisht duhet të mbartë një spital universitar, Sanatoriumi, dhe Spitali i Traumës? tha Rama gjatë një takimi me mjekë dhe infermierë.

Recommended