Ora News – “Flas shqip” në imazhe, Roland Tasho sjell personalitete të diasporës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Personalitetet më të njohura të diasporës shqiptare në botë vijnë përmes aparatit të Roland Tashos. Ekspozita ?Flas Shqip? në GKA ishte zgjedhur për të çelur aktivitetet që do të mbahen në kryeqytetin shqiptar në këtë kuadër.
I pranishëm në ceremoni ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se kjo ishte mënyra më e mirë për të çelur javën e diasporës në Tiranë.
Bushati: Besojmë se nuk kishte mënyrë më të mirë sesa për të çelur siparin e aktivitetetve që do ti paraprijnë javës së diasporës dhe Samitit të Diasporës me këtë ekspozitë të Rolandid e cila përmbledh personalitete të diasporës shqiptare kryesisht pas rënies së komunizmit.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nga ana e saj theksoi se diaspora ka ruajtur lidhjet me Shqipërinë.
Kumbaro: Është kënaqësi të shikosh që janë gjithmonë e më të integruar jo vetëm kulturalisht, jo vetëm shoqërisht, por edhe profesionalisht.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/flas-shqip-ne-imazhe-roland-tasho-sjell-personalitete-te-diaspores/

Recommended