Ora News - BSH ndërhyrje në raste falimentimi të Bankave e Nivelit të Dytë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka e Shqipërisë harton rregullat e reja për ndërhyrje të jashtëzakonshme për shpëtimin e depozitave në rastet e falimentimit të bankanve të nivelit të dytë. Për të shmangur krizat si ajo e skenareve greke në 2008, BSH përmes projekligjit të ri, kërkon të krijojë një fond shpëtimi.
Banka e Shqipërisë forcon pozitat e saj mbi bankat e nivelit të dytë. Ajo përmes një projekligji të depozituar në Kuvendin e Shqipërsië, qartëson rregullat e reja të ndërhyrjes në situata famlimentimi të mundshëm të tyre. Krizat financiare si ajo e vitit 2008 që përfshiu kryesisht bankat greke, synohet të shmangen përmes projektligjit ?Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka?. Ky ligj i jep mundësi BSH të marrë në kontroll situatën dhe të shpëtojë dëpozitat e qytetarëve në rastet kur rrezikohet stabiliteti financiar i ndonjë prej bankave të nivelit të dytë. Peshën kryesore për përballuar situatën ligji ia ngarkon së pari aksionerëve të bankës dhe pas tyre kreditorët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bsh-nderhyrje-ne-raste-falimentimi-te-bankave-e-nivelit-te-dyte/

Recommended