Ora News - Energjia e rinovueshme, në fokus të edicionit të dytë të panairit të energjisë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Panairi i Energjisë 2018, organizuar nga Expocity ka bërë bashkë aktorët më të rëndësishëm të tregut rajonal. Energjia e Rinovueshme ka qënë në fokus së Edicionit të dytë.

"Vazhdojmë të qëndrojmë me vizioni për një qendër Expo, me fokus rajonin dhe më gjerë të bazuar në Tiranë. Mungesa e qendrave të tilla në rajon e pozicionon Tiranën si një ndër vendet më të preferuara për lancime ekspozitash sektoriale me fokus sektorët më strategjikë të ekonomisë, por jo vetëm."

"Energjia është një sektor strategjik në zhvillimin e cdo vendi. Edhe qeveria shqiptare e ka shpallur si një sektor prioritar në të cilin po bën hapa mjaft të mëdha të realizojë burime të tjera energjie."

"Është prioritet i qeverisë shqiptare thithja e investimeve në fushën e energjisë. Megjithatë kurrë nuk arrihet e mesmja e artë. Pra nevoja për investimin në energji është gjithmonë e madhe nga niveli i investimeve që kemi aktualisht."

"Shqipëria vazhdon të lëngojë në eficencën e mungesës së energjisë, një sektor i painspiruar dhe i pazhvilluar."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/energjia-e-rinovueshme-20-kompani-ne-edicionin-e-dyte-te-panairit-te-energjise
Recommended