Ora News – “Maskat e vdekjes”, Gazmend Leka lojë psikologjike me “Natura Morta”

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazmend Leka, guxon dhe bën një lojë të fortë psikologjike në ekspozitën e tij të fundit ?Natura Morta?. Përmes maskave mortore të 8 personazheve botërore ai sjell në art momentin e kapërcimit nga jeta dhe luftën me kohën
Në ekspozitën ?Natura Morta?, Gazmend Leka bën një lojë filozofike me imazhin e vdekjes të ngurosur në mendjet tona.
Artisti sjell castin e kapërcyellit nga jeta, përmes maskave të vdekjes të 8 personazheve si Dante Aligeri, Lenini, Nietzsche apo Beethoven, të cilët kanë tronditur botën dhe kanë luftuar me kohën
Gazmend Leka: ?Kanë qenë personazhe që kanë luftuar fort me kohën. Dikush prej tyre ka dashur që kohën ta shpejtojë, dikush tjetër ta ngrijë, dikush ta ngadalësojë. Është luftë me kohën në thelb?
Por ndryshe nga ideja që të krijon titulli i ekspozitës, vizitori vendoset përballë një mesazhi dhe veprës së artit të cilën e percepton pa konflikt.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/maskat-e-vdekjes-gazmend-leka-loje-psikologjike-me-natura-morta/

Recommended