Report Tv-Gazmend Leka prezanton ekspozitën e Arteve Pamore

  • 6 years ago
Lutja? e Gazmend Lekës vjen si një akt i thellë shpirtëror në sallën e ekspozitave në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore. Piktori sjell në 25 tablo me imazhe që janë krijuar nga hiçi, në sipërfaqet e bardha sterile. Por, që ngrihen nga dimensioni tokësor në atë hyjnor, ku edhe ngjizen përfundimisht.

Kjo ekspozitë përkon edhe me 65-vjetorin e lindjes së piktorit, prandaj kjo etapë për të është shumë e rëndësishme, sepse ka kaluar gati dyzet vite në krijimtari. Ka ndërtuar cikle edhe piktura pa fund, ndërsa sot kërkon që të vijë para publikut me një lutje të thjeshtë.

E gjithë dëshira ime ka qenë në jetën e përditshme në studio, ku unë kaloj në vetminë e madhe bashkë me pikturën time, është lutja e brendshme ime, që të dorëzohet pa mbetje. Që të çlirojë të gjithë energjinë dhe unë këtë energji ta transmetoj pa mbetje në veprën time. edhe kjo vepër me këtë energji që ka vjelë nga unë, të shkojë tek publiku pa mbetje. Në këtë mënyrë unë krijoj një lidhje ombinigale midis meje edhe publikut. Mund ta konsideroj edhe thjesht, si një lutje që një njeri bën që t?i shkojë mbarë puna, se e ka këtë veshje. Por ka edhe më përtej, është tamam bashkimi i dy botëve, i shpirtit edhe i trupit, që jo më kot unë kam zgjedhur që në peizazhin e studios sime, në të gjithë rrëmujën edhe kaosin e studios sime, është një telajo e bardhë, që pret që unë të vendos rregull edhe si person qendror jam unë me mish edhe me shpirt.

Gazmend Leka, piktor

Recommended