Stop - Skandali i kreut te Gjykates se Gjirokastres, seks ne kembim te drejtesise! (27 tetor 2016)

  • 8 years ago
Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Një qytetare ka një cështje në Gjykatën e Shkallës së parë në Gjirokastër dhe kërkon takim me kreun e saj Guximtar Boci. Por në zyrën e tij, kryetari tenton ta puthë dhe i bën ofertë seksuale. Qytetarja refuzon, humb cështjen dhe në këtë moment dyshon, se dështimi i saj, ka të bëjë me refuzimin, që i bëri kryetarit. Këtë shqetësim qytetarja ia shpreh edhe gjyqtares së cështjes me emrin Blerta, duke i rrëfyer mbi vardisjen e kryetarit. Kjo e fundit pranon, se fillimisht kryetari, Guximtar Boci, ishte interesuar për dosjen në fjalë, por më pas jo më.

Qytetarja? Ti e ke fajin
Gjyqtari? Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë na një kafe
Qytetarja? Pse s?të vija për kafe? Si të vija për kafe? Ti më kërkove të tjerat mua, si të vija për kafe unë?
Gjyqtari? Po ti, ato gjerat e tjera tek kafja jepen?
Qytetarja? Në momentin, që ti më vije në siklet dhe më kërkoje të tjera gjëra, unë s?mund të vija për kafe me ty

Gjyqtari? 10 herë, unë ta them prapë, atë punë kam unë
Qytetarja? Si ma thua ti?
Gjyqtari? Prapë, se më pëlqen ta them edhe e them, pse c?lidhje ka?
Gjyqtari? Ja të ikin këta
Gjyqtari? Po tani, si ti them unë, t?ia kërkojmë içik kësaj?
Qytetarja? Po mirë, ja të ikin

Qytetarja? Do më thuash pak mua, si do ta zgjidh këtë hall, që më ka??
Gjyqtari? Po c?a të të them unë, unë e kisha atje ti, se ne ia shkruam ne ia bëmë. Di unë si e bëtë ju?
Qytetarja? Po kam ardhur të kërkoj llogari, sepse ti më the çështjen e ke të fituar, jo se të bëj unë nder, por se të takon. A më the kështu?
Gjyqtari? Si mund të të përgjigjem kshu unë sa herë më thërret? Po kur të thërras unë?
Qytetarja? Se unë të thërras për hall, ti më thërret për qejf
Qytetarja? Po mirë, ti po të ishe në vendin tim, të trokisje në derën e dikujt, të trokiste halli, se as të njihja më përpara, as më njihje . Më ofrove miqësi, më the kam respekt për babain tënd, do të ndihmoj, më vjen keq për ty, njërën, tjetrën?
Gjyqtari? Po.
Qytetarja? Deri këtu jemi shumë në rregull dhe me ato plus halle, që kisha. Ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë, verbërisht i beson
Gjyqtari? Unë ta ofrova?
Qytetarja ?Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të bëhesh e dashura ime troç, se kshu ma the
Gjyqtari ? Po
Gjyqtari ? Të iku gjë ndonjë copë ty?
Qytetarja ? Mua ndonjë copë?
Gjyqtari ? Ee. Ç?pate ti?
Qytetarja ?Më shqetësove
Qytetarja ? Si mund të ulesha unë prapë në kafe me ty? Në momentin e parë, që unë ulesha në kafe me ty, ti më thoje mua: dua të bëhesh e imja. Si do ulesha unë prapë për kafe?
Gjyqtari ? Qe të bëhesh e imja duhet të doje edhe ti. Përderisa nuk doje ti?
Qytetarja ? Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë jo
Gjyqtari ? Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt?
Qytetarja ? Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë
Gjyqtari ? Ajo iku. Qe e para fare
Qyt...

Recommended