Berat, apeli i gruas: Të paktën një karrocë për burrin

  • 8 years ago
Familja Hoxha në Berat prej vitesh i ka hapur derën halleve të mëdha të cilat sic duket nuk kanë të sosur.

Hasan Hoxha, 67 vjec, vuan sëmundjen e rëndë, e cila e preku pas një tragjedie të madhe, humbjes së 2 djemve të tij disa vite më parë.

Para 4 muajsh Hoxha humbi njërën këmbë si pasojë e avancimit të sëmundjes së diabetit, ndërkohë që kjo sëmundje e ka penguar për tu operuar nga zemra.

Të zhytur në borxhe dhe pasi kanë lënë dhe banesën në marrjen e një kredie të papaguar, çifti Hoxha, banor në lagjen ? Dëshmorët e Kombit? apelojnë për ndihmë.

Apelin e parë bashkëshortja e Hasan Hoxhës e bëri në programin ?Ora Juaj,? në Ora News dhe Cahnnel One.

Recommended