Ambassador of Mexico in Albania, Abud praises the role of Honorary Consul of Mexico

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Juan José Guerra Abud është zyrtarisht Ambasadori i Meksikës për Shqipërinë, jo rezident, me seli në Romë të Italisë.
Me dorëzimin e letrave kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ambasadori i Meksikës u dekretua për mandatin e tij diplomatik.
Një vizitë të rëndësishme Ambasadori Guerra Abud e zhvilloi në atë që konsiderohet tokë meksikane, ambjentet e Konsullatës së Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës, që i shërben fuqizimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Që nga hapja e Konsullatës së Nderit e drejtuar nga z.Ylli Ndroqi 4 vite më parë, Meksika ka ndërtuar një urë lidhëse për shtimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore.
Zyra e Konsullatës së Nderit është dera ku trokasin të gjithë shtetasit meksikanë për shqetësimet e tyre, por edhe qytetarët shqiptarë që duan të vizitojnë Meksikën

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/abud-smund-te-kishim-konsull-me-te-mire-se-ndroqi-per-meksiken/

Recommended