Report TV - Flet Pavlo Shkarpa, pronari i argjendarise që u vodh në Tiranë

  • 8 years ago
Pavlo Shkarpa pronari i argjendarisë në një intervistë ekskluzive për Report Tv është shprehur: " Ju falenderoj ju si televizion që na jepni mundësinë të shprehemi. Objekti që po ndërton është burim i vjedhjes.

Nuk është bërë vjedhje nga vitrina ballore por nga ana e objektit. Vjedhja është spektakolare, mafioze e organizuar dhe sofistikuar. Ka një organizim perfekt nga mënyra se si janë marrë gjërat. Ata janë njohës të mirë të vjedhjes së floririt. Janë gjetur çelësat e kasafortës që ishin të fshehur shumë mirë.

Janë marrë rreth 250 ora, 25 kilogramë argjend dhe 8 kilogramë flori. Është mundi dhe djersa familjes sime për 25 vite. Unë falimentova por them shyqyr që kam jetën, sepse miqtë e mi kanë humbur edhe jetën nga kjo punë. Kam bërë ç'është e mundur për të mbrojtur sigurinë e saj. Është vjedhur komplet serveri dhe kamera brenda. Firma e sigurimit privat nuk e ka çuar deri ne fund hetimin, ata nuk më kanë njoftuar për rënies së alarmit.

Është hera e dytë që vidhem brenda 3 muajsh. Tani nuk jam i siguruar pasi jam në gjyq për vjedhjen e parë duke qenë se nuk e kam marrrë sigurimin.

Recommended