Report TV-Korçë, flet djali i 50 vjeçarit që u goditet me levë në kokë, policia në kërkim të autorit

  • 5 years ago
KORÇË- Një 50 vjeçar është plagosur në kokë pas një konflikti të ndodhur në lagjen 14 të qytetit të Korçës. I plagosuri është Viktor Hoxhallari, ku sipas policisë ai është goditur me levë në kokë nga personi me të cilin ishte konfliktuar. I plagosuri është dërguar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit i cili është identifikuar nga i plagosuri.

Ndërkohë për Report Tv ka folur edhe djali i të plagosurit duke thënë se e kishte gjetur babai të gjakosur në afërsi të një menze.Nuk e di pse e ka goditur. Ai person ka qenë edhe më parë në burg, emrin ja kam dhënë policisë kam patur edhe herë të tjera probleme me të. Është i sëmurë ai është budalla. Më tha me pas babai kush e kishte goditur. Babai kishte vajtur ne menzë që të hante, por ai e kishte sulmuar. i ka qepur kokën doktori ndërsa tashmë ai është me ilaçe me serum." tha djali i Viktor Hoxhallarit.

Recommended