Report TV - Durrës, Vangjush Dako përuron një shkollë të re dhe një kopsht të rikonstruktuar

  • 8 years ago
Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako në ditën e parë të shkollës ka përuruar shkollën e re 9-vjeçare ?Abedin Dino? e cila është ndërtuar nga Bashkia e Durrësit në zonën e plazhit dhe pranë saj një kopësht totalisht të rikonstruktuar.

Në këtë shkollë të re me kushte moderne janë ulur në ditën e parë të shkollës 640 nxënës që do të kryejnë mësim në kushte bashkëkohore ku shkolla është e pajisur edhe me laboratorë, salla polifunksionale, biblioteka etj.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Dako pasi ka uruar nxënësit për ditën e parë të shkollës deklaroi se bashkia e Durrësit do të vijojë me investime në shkolla e kopshte edhe në zonat e tjera të Durrësit për të krijuar ambiente sa më të mira për fëmijët.

Dako ka vizituar më pas ambientet e reja të kësaj shkolle ku do të mësojnë 640 nxënës të zonës së plazhit. Shkolla e re Abedin Dino është ndërtuar nga Bashkia e Durrësit me fond nga FZHR me vlerë me tvsh rreth 96.5 milion lekë të rinj.

Recommended