Report TV - Tentohet të digjet, shpërthim te një makinë në Durrës, alarmohen banorët

  • 4 years ago
Një makinë në Durrës ka shpërthyer sot rreth orës 07:00 të mëngjesit duke alarmuar banorët. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ramazan Jella përbri godinës së Partisë Demokratike, ndërsa makina ka qenë e tipit Reno me targa AA 301ZZ.

Sipas policisë mjeti në fjalë është në pronësi të A. C, i cili është tentuar të dëmtohet me lëndë djegëse. Si pasojë e kësaj tentative ka pësuar dëme edhe një mjet tjetër që ishte aty afër tip 'Ford'.Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka dëmë në njerëz, por vetëm dëmë materiale, pasi makinës së A.C i kanë rënë disa pjesë. Aktualisht policia ndodhet në vengjarje dhe po heton.

Recommended