Report TV - Veliaj: Shkollat e Tiranës gati për shtator, rishpërndarje në klasa

  • 8 years ago
Bashkia e Tiranës vijon aksionin e saj për riparimin e të gjitha objekteve arsimore, për t?i bërë gati për vitin e ri shkollor. Me nisjen e sezonit të ri arsimor, nxënësit e shkollës ?Emin Duraku? do të kenë gati palestrën e re dhe një sistem funksional ngrohjeje.

Duke shfrytëzuar kohën e pushimeve të verës, Bashkia e Tiranës po riparon plotësisht palestrën e kësaj shkolle, si dhe po riparon sistemin e ngrohjes. Punimet u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se palestra do t?i shërbejë jo vetëm nxënësve gjatë orëve të mësimit, por pasditeve do të qëndrojë e hapur edhe për banorët e njësisë 5.

?Tirana sot është shumë më e madhe, çka do të thotë se kemi shkolla në fshat të cilat, për herë të parë pas 25 vitesh, po shohin investime nga bashkia, por besoj që, në hapësira të tilla, ku kemi investuar një palestër moderne, e cila mbas orëve të mësimit do t'i shërbejë edhe komunitetit të njësisë 5, një zonë me një dendësi shumë të madhe ndërtimi dhe pa hapësira të mjaftueshme, është një lajm i mirë për komunitetin, qoftë për ata që i shpien fëmijët e tyrë në këtë shkollë, por edhe për ata që do t'i përdorin këto ambiente pas mësimit, kur projekti i shkollave komunitare të hapet për gjithë Njësinë 5?, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Recommended