Report TV - Grabitja e bankës në Vlorë arrestohet një prej autorëve

  • 8 years ago
Policia e Vlorës ka arrestuar një nga personat e implikuar në vjedhjen e Bankës në Vlorë në datën 11 Korrik të këtij viti. Në prangat e policisë ka rënë Kostandinos Shakaj, 37 vjeç, lindur në fshatin Kotë dhe banues në fshatin Vajzë, Vlorë.

Arrestimi i tij u krye, pasi në bashkëpunim me G.Gj, më datë 10.07.2016, kanë vjedhur automjetin tip "Benz-Mercedes-2500" me targë të huaj 435AJL06, mjet të cilin e kanë përdorur për të kryer vjedhjen e bankës së nivelit të dytë "BKT" Vlorë.

Shakaj, është person me precedent penal të mëparshëm, i cili ka qenë shpallur në kërkim për "Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim", vepër penale për të cilën i është caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg".

Mesditën e 11 korrikut, një muaj më parë persona të armatosur grabitën një filial të BKT, pranë Sheshit të Flamurit, në qytetin e Vlorës. Nën kërcënimin e armëve ata arritën të marrin mbi 100 milionë lekë. Kartmodhenat e grabitura ishin 6 milionë lekë si dhe 39 mijë euro.

Recommended