Ora News – Shkodër, aksident tragjik në Velipojë me katër të vdekur. Dy prej tyre shtetas italianë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident i rëndë është shënuar në Velipojë
Dy shtetas italianë dhe dy shqiptarë humbën jetën në aksdientin e ndodhur në orët e para të mëngjesit kur makina ka rënë në kanalin e Vilunit, në vendin e quajtur Hidrovori.
Mjeti i aksidentuar është tip BMW me targa AA767 HF dhe nga informacionet e para mësohet se ka rënë në një kanal me ujë me thellësi 3 metra.
Viktimat janë një grua dhe 3 meshkuj.
Policia e Shkodrës bëri identifikimin e tre prej viktimave: Artenisa Peraj 21 vjeç, Giorgio Angelo 24 vjeç dhe Besmir Kola 29 vjeç. Ende është i paidentifikur viktima e katërt e cila është e një shtetasi italian.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/aksident-...

Recommended