Ora News – Flet babai i të burgosurit që vdiq në burgun e Shën Kollit: Vrasje e qëllimshme

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familjarët e Flamur Sulës, i cili humbi jetën nga flakët që përfshinë në burgun e Shën Kollit të shtunën e 30 korrikut 2016 kërkojnë zbardhjen e ngjarjes të cilën ata e cilësojnë ?vrasje të qëllimshme?
Babai, Nuredin Sula thotë se djali i tij 32 vjeç është vrarë qëllimisht nga persona të caktuar dhe hedh poshtë aludimet se djali i tij ka pasur probleme psikologjike.
? Djalin ma morën të gjallë dhe ma sollën të vdekur. Djali im nuk ka patur probleme psikologjike siç është thënë. Eshtë vrarë qëllimisht? ka thënë Nuredin Sula, babai i të burgosurit Flamur Sula i cili banon në Milot.
Gazetari i Ora News ka shkuar në banesën e familjes Sula për të marrë dëshminë.
Nuredin Sula teksa ka hapur dyert e mortit kërkon nga shteti të zbardhë ngjarjen, pasi siç thotë, të birin ia morën gjallë dhe ia sollën të vdekur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/flet-babai-i-te-burgosurit-qe-vdiq-ne-burgun-e-shen-kollit-vrasje-e-qellimshme/

Recommended