Report TV - Vlorë, dy persona të armatosur e të maskuar grabisin një bankë

  • 8 years ago
Ditën e sotme pranë ''Sheshit të Flamurit'' në Vlorë është vjedhur filiali i një banke të nivelit të dytë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe sipas hetimeve dy persona me maska dhe të armatosur me pistoleta janë futur në bankë duke vjedhur një shumë parash që ende nuk bëhët e ditur.

Grabitësit janë drejtuar arkës dhe pasi kanë marrë shumën nga të dyja sportelet janë larguar nga vendngjarja ndërkohë që policia po vijon hetimet për kapjen e autorëve. Sipas dëshmive të para të punonjësve të bankës dy personat ishin fizikisht të shëndoshë dhe ishin të maskuar e të armatosur.

Recommended