Ora News - Lu letër deputetëve: Nëse udhëheqësit s’duan kompromis, votoni reformën në drejtësi

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori amerikan Donald Lu ka vijuar përpjekjet për të bindur politikën të gjejë konsensus për të miratuar më 21 korrik reformën në drejtësi. Hapi i radhës i diplomatit amerikan është një letër që ua ka dërguar gjithë deputetëve të parlamentit.
Që në fillim të letrës, ambasadori amerikan vë theksin tek aleanca strategjike mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, por duke nënvizuar se kjo aleancë mund të dobësohet për shkak të sistemit të drejtësisë që është i korruptuar dhe i ndikuar nga politika.
?Kemi punuar në mënyrë konsekuente prej dy vitesh? thotë ambasadori Lu për të siguruar që si zërat e opozitës dhe te mazhorancës të kenë kontribuar për reformën në drejtësi, por Lu nënvizon se tani është koha për të marrë një vendim.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/lu-leter-deputeteve-gjeni-kompromisin-ka-ardhur-koha-per-nje-vendim/

Recommended