Report TV - "Drejtësia' tre dokumentet që rrëzojnë Berishën dhe Bashën

  • 8 years ago
Përpos pikës 88 të opinionit të Komisionit të Venecias, opozita dhe mazhoranca ndahen edhe për mënyrën e shqyrtimit dhe të votimit të projektit kushtetues. Opozita po luan gurët e fundit për bllokimin e draftit në procedurat parlamentare, duke e konsideruar shpallje lufte kërkesën për kalimin e reformës për votim në seancë plenare si dhe shqyrtimin e 7 projektligjeve të para. Por, Parlamenti ka miratuar disa vendime konsensuale, pra edhe me votat e opozitës, të cilat përcaktojnë veprimtarinë e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, e ndarë në tre faza. Vendimet rrëzojnë pretendimet dhe zhurmën e Partisë Demokratike rreth avancimit të komisionit të posaçëm, për dërgimin projektit kushtetues në Parlament dhe shqyrtimin e projektligjeve të para.

Recommended