Report TV - Ish-drejtori i PS Kavajë plagos kreun e Forumit Rinor të PD-së

  • 8 years ago
Një përplasje me armë zjarri është shënuar mesditën e kësaj të premteje në qendër të qytetit të Kavajës pranë Bashkisë. Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e kësaj përplasje mes të majtësh dhe të djathtësh.

Babë e bir Eqerem dhe Erkid Kazazi aktualisht kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratik dhe një kalimtar i rastit 46 vjeç me inicialet D.XH.Në cilësinë e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje është ndaluar ish-drejtori i zyrës së Punës së këtij qyteti Saimir Kurti i Partisë Socialiste. Kurti aktualisht nuk mban asnjë post politik, që nga 2014 kur ai dha dorëheqjen pasi u akuzua nga Partia Demorkatike për kontrabandë

Sipas të dhënave të policisë lokale, ngjarja ka ndodhur në zonën pranë Bashkisë së qytetit.

Zbardhet dinamika e ngjarjes
Gjatë marrjes në pyetje palët kanë konfliktuar me njëri tjeterin për shkak të një parkimi.

Gruaja e Sajmir Kurtit ka parkuar parkimin pranë lokalit të Kazazit e kjo është bërë shkak që babë e birë të përplasen me të pasi nuk e kanë lëjuar që ajo të vendoste makinën pranë lokalit të tyre.

?I kërkuam gruas sw Saimir Kurtit qw tw mos e parkonte makinën para lokalit tonw, pasi njw gjw tw tillw e bwnte prej disa kohwsh. Pas debatit pwr parkimin e makinës,mbërriti bashkëshorti i saj, Saimir Kurti i cili na qwlloi me armw duke na plagosur?-janë shprehur babe e bir

Në këtë moment gruaja e Kurtit ka marrë të shoqin në telefon i cili ka mbërritur në vengjarje e është përplasur fizikisht me Kazazët. Pas konfrontimit fizik Kurti ka qëlluar me armë në tokë plumbat kanë bërë rikoshetë, e si pasojë kanë mbetur të plagosur Eqeremi dhe i biri si dhe një kalimtar i rastësishëm.

Recommended