Ora News – Paloka: Tahiri sulmoi gjykatësin që pezulloi Çakon, BE dhe SHBA të reagojnë

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike i ka cilësuar si sulm të hapur ndaj gjyqësorit deklaratat e minsitrit të Brendshëm Saimir Tahiri për gjyqtarin që vendosi pezullimin nga detyra të Haki Ccakos. Kreu i grupit Paloka tha se këto akuza janë dëshmi se mazhoranca nuk e do refomën në drejtësi, por kërkon të kapë sistemin.Edhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dhe Unioni i Prokurorëve dënuan deklaratat e Tahirit.
Partia Demokratike ka dënuar akzuat e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ndaj gjyqtarit i cili vendosi pezullimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Kreu i grupit, Edi Paloka, akuzoi Minisrin për shantazh ndaj drejtësisë dhe mazhorancën si penguese të reformës në drejtësi.
Paloka: Vreri i Tahirit vjen pikërisht në kohën që prokuroria është duke kryer verifikimin e rolit të tij në krimin shtetëror të përgjimit të paligjshëm.Me këtë sulm vandal e mafioz ndaj drejtësisë, Tahiri kërkon të shantazhojë gjykatën e Apelit, për të shpëtuar Çakon e tij. Nëse Çako nuk shpëton, Çako pastaj do flasë dhe do të marrë me vete edhe Tahirin.
Edhe Unioni i Gjyqtarëve u deklarua i kërcënuar nga deklaratat e Ministrit të Brendshëm, duke nënvizuar madje se janë në kufijte e konsumimit të veprave penale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/paloka-ta...

Recommended