Kryediplomati polak, vizitë në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak ditë pas mbajtjes së Asamblesë parlamentare të NATO-s, që i paraprin Samitit të korrikut në Varshavë, ministri i Jashtëm i Polonisë Witold Waszczykoëski, bisedoi me homologun shqiptar Ditmir Bushati mbi sigurinë në Europë e veçanërisht në Ballkan. Situata bëhet serioze në një kohë kur Rusia ka rritur presionet ndaj kufijve të vendeve anëtare të NATO-s dhe atyre që synojnë të bëhen pjesë e saj.?Me ministrin Bushati diskutuam mbi situatën e sigurisë. Edhe pse Lufta e Ftohtë ka përfunduar, kontinenti ynë përjeton disa probleme. Gjatë bisedës ne folëm mbi temat e sigurisë që do të diskutohen edhe në Samitin e Varshavës dhe prezencën e Aleancës në Lindje. Ne përballemi me një kërcënim nga Rusia pasi marrëveshja e Minskut nuk është realizuar?Dy ministrant e Jashtëm pohuan se temë e bisedës ka qenë edhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Polonia interesohet në mënyrë të veçantë shfrytëzimin e kapaciteteve turistike të Shqipërisë.