Basha: Ta vrasim Ramën me votë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha nga Elbasani, ka akuzuar koalicionin qeverisës se pavarësisht rritjes se taksave, nuk ka mundur te rrisë as paga e as pensione; nuk ka përmirësuar shëndetësinë e nuk ka përfunduar as rrugën Tirane-Elbasan. Duke dëgjuar problemet e tregtareve te ketij qyteti, Basha iu ka shpjeguar vizionin e se djathtës për zhvillimin ekonomik te vendit.Lulzim Basha: Taksat rriten, rruga Tiranë-Elbasan nuk mbaron, shëndetësia në ditë të zezë, pensionet nuk rriten, rrogat nuk rriten, normalisht që nuk ka xhiro. Hapi i parë është të ulim taksat. Ulim taksat të ketë më shumë para për biznesin, më shumë para për qytetarët, më shumë para për konsum. Hapi tjetër është që paratë që do të mblidhen do të shkojnë vetëm për investime që hapin vende pune, jo për luks, për orendi, për bileta avioni për qeveritarët.Basha ka ftuar qytetaret qe vitin e ardhshëm ta rrezojnë me vote këtë Kryeministër.Tregtare: T?i dalim atij Ramës dhe ta vrasim se asgjë tjetër nuk ka mbet. Vemi në shpi nuk kemi kokërr leku.Lulzim Basha: Me votë, me votë ta vrasim.Basha ka vizituar edhe disa biznese te mëdha ne Elbasan, duke i njohur me vullnetin e PD, per te ulur taksat kur te vije ne qeveriLulzim Basha: Me uljen e taksave, 9 për qind taksë e sheshtë, 9 për qind edhe për kontributet e sigurimeve shoqërore, 15 për qind TVSH. Kjo do të ketë efekt tek rroga?Tregtar: Patjetër, direkt në rritjen e tyre.Ne programin e saj qeverisës, PD ka parashikuar uljen e taksave e rikthimin e taksës se sheshte; duke pasur ne fokus lehtësimin e bizneseve për te rritur punësimin.- See more at: http://vizionplus.al/basha-ta-vrasim-ramen-me-vote/#sthash.NtHHmp7K.dpuf
Recommended