Basha: Është koha ta shporrim Ramën! - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka mbajtur këtë te marte ne 25-vjetorin e rënies se komunizmit, protestën e saj me kërkese kryesore largimin e dyshes Rama-Meta dhe zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme me nje qeveri teknike. Ne fjalën e tij, kryeopozitari Basha beri apel per ngritjen e popullit ne këmbë per te rrezuar atë qe ai e quajti qeveri e kusarëve dhe narkotrafikanteve. Sipas Bashes ne çdo vend evropian me gjithë këtë nivel te larte korrupsioni dhe krimi, një qeveri do te ishte larguar vete, por ne këtë rast, kryeopozitari theksoi se ky është fillimi i rënies se dyshes Rama-Meta nga populli.Përpara fjalimit te Bashes qe kulmoi edhe protestën per mbi 2 ore te opozitës ne bulevardin ?Dëshmoret e Kombit?, ne podium jane ngjitur me radhe edhe eksponentë te tjerë te rëndësishëm te Partisë Demokratike, por edhe forcave aleate, por edhe qytetare te ndryshëm. Pas manifestimit përpara kryeministrit, protestuesit jane zhvendosur ne sheshin përpara Ministrisë se Brendshme, duke i vene flaket bunkerit qe po ndërtohet aty.
Recommended