Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias viziton Tiranën në fillim të qershorit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocias do të vizitojë Tiranën në fillim të muajit Qershor, teksa pritet t?i paraqesë qeverisë shqiptare një paketë propozimesh për të zgjidhur të gjitha mosmarrveshjet aktuale midis dy vendeve.
Ky propozim vjen në 20-vjetorin e firmosjes së paktit të miqësisë dhe bashkëpunimit në vitin 1996. Sipas mediave greke, çështja kryesore që do të diskutojë kreu i diplomacisë helene në Tiranë do të jetë pikërisht përfundimi i një marrëveshjeje delimitacioni për çështjen e detit.
Shqipëria dhe Greqia firmosën një marrëveshje për kufijtë detar nga vitin 2009, akord i cili u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese në Janar të vitit 2010. Një tjetër çështje e rëndësishme që do të zërë pejsën e saj në tryezën e dialogut do të jetë mbledhja e eshtrave të afro 11.000 ushtarëve grekë, të cilët u vranë në luftën italo-greke, përgjatë viteve 1940-1941.
Kotzias do të thotë fjalën e tij edhe për të drejtën e minoritit grek në Shqipëri. Sipas mediave helene, këtij minoriteti i janë shkelur të drejtat fetare dhe politike, pavarësisht presionit të vazhdueshëm që ka ushtruar Athina zyrtare. Pala greke do të kërkojë një zgjidhje të pastër për cështjet bilaterale, në mënyrë që integrimi i mëtëjshëm i Shqipërisë në Bashkimin Europian të mos shoqërohet me problematika të lëna pezull.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/ministri-i-jashtem-i-greqise-ne-fillim-te-qershorit-viziton-tiranen/

Recommended