Report TV - Gruaja e Ajet Zeqaj, kërkoi urdhër mbrojtje në 2010, Gjykata e rrëzoi

  • 8 years ago
Gruaja e ish-efektivit të policisë Ajet Zeqaj i cili u vra mbrëmjen e së mërkurës, ka kërkuar urdhër mbrojtje 6 vite më parë, pasi pretendonte se ai e kërcënonte. Në vendimin e Gjykatës së Tiranës që ka siguruar Report TV Leonora Zeqaj ka kërkuar që bashkëshorti i saj të mos i afrohej pasi përbente kërcënim për të por dhe për tri vajzave. Por kjo kërkesë e Leonora Zeqaj është rrëzuar nga Gjykata e Tiranës.

Shkak i konfliktit të Ajet Zeqajt dhe bashkëshortes së tij, ka qënë frekuentimi i kësajt të fundit i disa skteve fetare. Në vendimin e gjykatës thuhet se konflikti mes tyre ka ardhur për shkak se Leonora Zeqaj ishte antare e sektit Dëshmitarët e Jehovajit dhe ajo i merrte fëmijët me vete në aktivitete, por sipas saj me dëshirën e vet fëmijëve.

Gjykata e ka rrëzuar kërkesën duke thënë se nuk ka vend për urdhër mbrojtje dhe dy bashkëshortët duhet të zgjidhin konfliktin mes tyre pasi nuk ka pasur dhunë në familje.

Ajet Zeqaj ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij në vitin 2007-t. Ish- efektivit i policisë, u vra në një atentat në rrugën ?Nikolla Tupe?, në ish- bllok. Aktualisht policia po hetohon në disa pista. Një prej tyre është ajo e konflikteve të mundshme të shkaktuara nga koha e qëndrimit të tij në Francë dhe aktivitetet e tij atje, si dhe një konflit për borxhe në Shqipëri.

Po ashtu po verifikohet edhe një pistë që ka të bëjë me një hakmarrje të mundshme për shkak të konflikteve në familje.

Recommended