Deklarata e forte e Preç Zogajt: Grave me urdher mbrojtje t’u jepet edhe arme

  • 4 years ago
Mbrëmjen e sotme në ?Opinion?, mbi diskutimin për dy vrasjet që tronditën vendin ditët e para të janarit, analisti Preç Zogaj, është shprehur se dënimi i autorëve duhet të jepet me rreptësinë më të madhe.

Duke folur mbi krimin e rëndë të ndodhur në Paskuqan ku kunati vrau kunatën e tij, në banesë, Preçi tha se vrasësit e grave duhet të ndëshkohen rëndë, ndërsa shkoi më tej kur tha se nëse një gruaje i jepet urdhri i mbrojtjes, asaj duhet t?i jepet edhe një armë për t?u vetëmbrojtur si dhe t?i ofrohen kurse për qitje.

?Nëse kjo ka bërë denoncim dhe s?ka asnjë reagim, këtë e ka vrarë policia. Nëse policia i ka marrë kështu si sa për të kaluar radhën, se kështu lindin tragjeditë? unë nuk e di si zbatohet urdhri për mbrojtjen, por nuk mund të lihet kështu, se ka njerëz parahistorik, atëherë unë them që kujt ?i jepet mbrojtja, duhet t?i jepet edhe arma gruas, edhe kurs për të bërë qitje, që të vetëmbrohet. Po si do ta zgjidhësh? Me edukim? ?, u shpreh Preçi. /tvklan.al

Recommended