Report TV - Shkodër, i sëmuri mendor i hyn në shtëpi, pronari e vret me armë

  • 8 years ago
Një 55- vjeçar është gjetur I vrarë në në fshatin ?Shtoj i Vjetër?, njësia administrative Rrethina Bashkia Shkodër brenda rrethimit të banesës së shtetasit Ndokë Vecaj.

Nikë Bungu 55- vjec është vrarë me armë gjahu rreth ores 02-00 të mengjesit të së dielës nga pronari i banesës 76- vjeçari Ndokë Vecaj. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Nikë Bungu i cili vuante dhe merrte mjekim të rregullt për probleme mendore, ka hyrë tek rrethimi i shtëpisë së shtetasit Ndokë Veçaj në fshatin "Shtoj i Vjetër".

Pronari i banesës ka dëgjuar se dikush ka hyrë në rrethimin e banesës së tij dhe ka qëlluar dy herë me armë gjahu çifte në ajër, ndërsa u ka bërë thirrje të largohet.
Sipas familjarëve, 67- vjeçari pasi ka qëlluar në ajër I ka bërë thirrje të largohet por viktima i cili nuk ka qënë i dallueshëm për shkak të errësirës nuk I është bindur dhe për pasojë është qëlluar me armë.

Familjarët jashtë kamerave bëjnë të ditur se 67- vjeçari ka qëlluar pasi ka patur frikë se personi që ndodhej në banesë kishte si synim ta grabiste. Grupi hetimor në cilësinë e provës materiale ka bllokuar: një armë e gjahu (çifte) me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen, si dhe disa gëzhoja plumbash. Pas marrjes në pyetje efektivët e policisë kanë arrestuar në flagrancë pronarin e banesës shtetasin Ndokë Vecaj si autor të dyshuar të vrasjes.

Recommended