Wake Up/ Komiteti i Helsinkit: Rasti Strazimiri kalvari i një sëmuri mendor në Strasburg

  • 4 years ago
Njerëzit në Shqipëri nuk kanë besim të institucionet ? sidomos te drejtësia - për të zgjidhur hallet e tyre. Këtë fakt tashmë të gjithë pranuar, na e konfirmuan edhe dy raste të fundit, të freskëta:
1- Shqipëria u dënua dje me 15 mijë euro dëmshpërblim dhe 2,500 euro kosto gjyqësore nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut për atë që gjykata e quajti trajtim çnjerëzor dhe degradues dhe heqje e paligjshme e lirisë për shtetasin Arben Strazimiri, 47 vjeç, të cilin, gjykatat shqiptare e kanë mbajtur me mjekim të detyruar në spitalin e burgut në Tiranë në mungesë të një spitali të posaçëm për trajtimin e personave të sëmurë mendërisht, për të cilët gjykatat urdhërojnë mjekim të detyruar. Rasti u dërgua për gjykim dhe t?i dhënë të drejtë në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
2- ?Fiks Fare? denoncon parmbrëmë skandalin e radhës të dhunës në familje. Me zë dhe figurë, emisioni investigativ faktoi se një nënë dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht në mënyrë sistematike vajzën e saj 13 vjeçare. Njerku i vajzës denoncoi dhunën ndaj 13-vjeçares dhe ndaj atij vetë. Edhe ai kishte zgjedhur median për të kërkuar të drejtën e tij dhe atë të vajzës së mitur.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended