SHKODËR, ARRESTOHET 39 VJEÇARI PËR 20 GRAM KANABIS

  • 8 years ago
Një 39 vjeçar banues ne fshatin Vrake te Malesisë se Madhe është vene ne prangat e policisë se Shkodrës. Sipas bluve te Shkodrësës behet me dije se ky arrestim është bere ne kuadër te planit operacional te kontrolleve te vazhdueshme per te goditur trafiqet e paligjshme të lëndëve narkotike, në bashkëpunim me Seksionin për Narkotikët Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Në vendin e quajtur Ura e Bardhajve, Shkodër gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e Drejtorisë së Policisë Vendore Shkodër, në automjetin foristradë tip Land Rover me targë TR 7775 P me drejtues shtetasin Gezim Demaj, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale : - Një qese që përmbante lëndë narkotike Canabis Sativa 20.4 (njëzet pikë katër) gram. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ?Prodhim dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Recommended