Ora News - Dibër, 26-vjeçari bllokohet në doganën e Bllatës me 370 kg kanabis në kamion

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Një sasi prej 370 kg kanabis është hapur në doganën e Bllatës. Policia kufitare e Dibrës bën me dije se lënda narkotike u gjet në dyshemenë e një kamionçine me logo mobilerie dhe targa AA 450 YE.

Kamionçina drejtohej nga 26 vjeçari Florian Alimani banues në fshatin Gjoricë e poshtme.

Mësohet se kamioni ishte i përshtatur dhe sasia e kanabisit ishte vendosur në një pjesë të ndarë në dyshemenë e kamionit.

Mjeti po udhëtonte drejt Maqedonisë së Veriut dhe droga dyshohet të mos jetë ngarkuar në Dibër.

?Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bllatë, në kuadër të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në drejtim të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, kanë shtuar kontrollet dhe bazuar edhe në bazë të analizës së riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, dhe shkëmbimit të informacioneve me Sektorin për Hetimine Narkotikëve në DVP Dibër, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar në vijë të dytë në dalje të Republikës së Shqipërisë, mjetin kamionçinë tip ?Benz?, me drejtues shtetasin F. A., 26 vjeç, banues në Gjoricë e Poshtme, Bashkia Bulqizë, i cili kishte si destinacion Maqedoninë e Veriut? ? njofton policia.

Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP-Dibër në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Prokurorinë Dibër, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të skemës së tentativës së trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/diber-26-vjecari-bllokohet-ne-doganen-e-bllates-me-200-kg-kanabis-ne-kamion/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended