Pezullimi i ligjit të gjobave, Konfindustria: Nismëtarët e këtij ligji të mbajnë përgjegjësi

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Biznesi vendas argumenton se janë të gjitha arsyet që Gjykata Kushtetuese të pezullojë ligjin e proçedurave Tatimore ku parashikohet vendosja e gjobave shumë të larta në rast të shkeljeve.Me anë të një deklaratë Konfindustria kërkon që nismëtarët e këtij ligji duhet të japin dorëheqjen nëse një gjë e tillë ndodh.
Biznesi vendas mirëpret vendimin e ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa vlerëson se në bazë të gjitha kritereve ekziston mundësia që ky institucion të shfuqizojë ligjin e proçeedurave tatimore.
Konfindustria kërkon, që në rast të shfuqizimit të Ligjit të Gjobave nga Gjykata Kushtetuese, përfaqësuesit e institucioneve qeveritare që ishin nismëtar të këtij ligji duhet te mbajne pergjegjesi politike deri ne doreheqje, duke patur parasysh pasojat e renda ne dem te interesit publik dhe si precedent per mosperseritjen e rasteve te ngjashme.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/pezullimi-i-ligjit-te-gjobave-konfindustria-nismetaret-e-ketij-ligji-te-mbajne-pergjegjesi/

Recommended