“Fluturon” Bajern, ndalet Barça - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gola dhe spektakël ne diten e dyte ne ndeshjeve te ligës se kampioneve te vlefshme per fazën e grupeve te transmetuara drejtpërdrejt ne Tring dhe Vizion Plus. Bajer Mynih shkatërroi 3-0 Olimpiakosin duke nisur vrullshëm këtë sezon te ri te Championsit ne përballjen e transmetuar direkt ne Vizion Plus. Pjesa e pare e ndeshjesh u mbyll me porta te paprekura pavarësisht përpjekjeve nga te dy skuadrat per te shënuar. 45 minutat e dyta kampionia gjermani arriti te shënoje 3 here. Siparin e golave e hapi sulmuesi Myler me një super gol nga jashtë zone. Nje minute para fundit Mario Gotze la shenjen e tij duke dyfishuar shifrat per Bajern. Minuta shtesë u kthyer ne ankth per greket qe u ndëshkuan nga NJW 11-metersh i shndërruan ne gol PO nga Myler. Ne grupin E Roma barazoi 1-1 me Barcelonen ne Olimpiko ne një ndeshje te dominuar nga spanjollet. Ishin pikërisht katalanasit qe kaluan ne avantazh me ane te Suarez ne minutën e 21. 10 minuta me vone Florenci përfitoi nga nje dalje jo e zgjuar e te Shtegen duke shënuar nje super gol nga 40 metra. Ndeshja tjetër e grupit mes Bayer Leverkusen dhe Bate Borisor u mbyll me fitoren 4-1 te gjermaneve. Ne ndeshjen tjetër te vlefshme per Grupin F Arsenali është surprizuar ne Kroaci ku u mposht nga vendasit e Dinamos se Zagrebit me shifrat 2-1. Per kroatet shënoi ne fillim Pivaric ne pjesën e pare e me pas Fernanez ne te dytën. Topçinjte ngushtuan diferencat me ane te Theo Walkot por pa mundur te marrin pike. Fitore me poker edhe per Çelsin e Murinjos ne Grupin G qe shkatërroi 4-0 modestet e Tel Avivit. Ne përballjen tjetër Dinamo e Kievit barazoi 2-2 me Porton. Surprize tjeter e mbrëmjes ishte fitorja 2-3 e Zenitit ne Spanje përball Valencias qe pavarësisht se barazuan disavantazhin e dy golave te pjesës se pare u ndëshkuan serish nga Witsel. Ne ndeshjen tjetër te grupit Lioni barazoi 1-1 me Gent. Champions League rikthehet me 29 shtator me supersfida te tjera vetëm ne Tring dhe Vizion Plus.

Recommended