Sulmi i radhës i lëvizjes Vetëvendosje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aktiviste te lëvizjes ?Vetëvendosje? u përplasen serish me policinë kete te premte, kur aksioni i tyre kundër qeverise u zhvendos ne oborrin e nderteses se saj. Forcat e rendit te ndihmuara edhe nga forca speciale ndaluan dhjetëra persona qe kishin hyre ne pjesën e rezervuar për parkimin e automjeteve. Aktivistet shfrynë gomat e dhjetëra automjeteve te zyrtareve, ne te cilat ngjiten fletët, ku shkruhej ?jofunksional?. Kjo ishte mënyra e zgjedhur per te sulmuar qeverinë, qe sipas tyre rrezikon ta ktheje Kosovën ne jofunksionale, per shkak te krijimit te bashkësisë se komunave serbe. Lëvizja ?Vetëvendosje? ne nje reagim theksoi se policet kane ushtruar dhune ndaj aktivisteve te saj, por per zedhenesin e policisë kosovare, ndërhyrja erdhi per te menaxhuar situatën. Vetëvendosja, por edhe partitë te tjera opozitare, AAK dhe Nisma kundërshtojnë marrëveshjen e arritur ne Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes se cilës është shkelur sovraniteti i vendit.

Recommended