Mediat italiane i tremben Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas Spanjës, kampione e Botes dhe Evropës, Shqipëria është rivalja qe Italia i druhet me shume ne grupin eliminator per Botërorin 2018. Mediat në Itali, por edhe komentuesit ne rrjete sociale apo ne blogje te ndryshme, kërkojnë që Italia të mos e nënvleftësojnë kurrsesi Shqipërinë, duke iu referuar edhe nje miqësore te zhvilluar mes dy vendeve ne Xhenova. E përditshmja ?Gazzetta Dello Sport? veçon Spanjën, Shqipërinë dhe Izraelin si kundërshtarët më të fortë të Italisë. Në një tjetër shkrim, kjo e përditshme thekson se Spanja mbetet favorite, por Shqipëria e De Biasit po kalon momentin më të mirë, ndërsa Izraeli, Maqedonia e Lihtenshtejni janë ekipe të një niveli më të ulët. Italianët duket se kanë mësuar më shumë për kuqezinjtë pas miqësores se nëntorit të vitit të kaluar, pasi në një sondazh të publikuar në faqen e ?Facebook?, ?Dello Sport? i pyet lexuesit e saj se sa shanse ka Italia për të siguruar finalet e Botërorit. Shumë prej tyre e cilësojnë Shqipërinë një kundërshtar të rrezikshëm pasi drejtohet nga një trajner ekspert si Gianni De Biasi, madje ka edhe nga ata që thone se Italia e Shqipëria do te luftojnë per vendin e pare, ndërsa Spanja nuk do ta kaloje grupin. Ndersa ?Correrire dello sport? e vlerëson si shume te rrezikshëm grupin thonë, duke theksuar se Italia, përveç Spanjës, duhet te beje llogarite edhe me Shqipërinë e drejtuar nga De Biasi.

Recommended