Vlahutin: Mos e shisni votën, leket nuk ia vlejnë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Blerja e votës duket se është fenomeni qe ka marre te gjithë vëmendjen e trupit diplomatik te akredituar ne Tirane. Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin, ka shfrytëzuar nje konference te ?Dhomës zgjedhore? e cila po monitoron zgjedhjet lokale me mbështetjen e fondacionit Sorros, për t?u bere apel qytetareve te mos bien pre e presioneve. ?Fatkeqësisht do te kete gjithnjë persona qe do te bëjnë presion, do te duan te blejnë votën e te bëjnë gjithçka; por ata duhet te gjejnë dike nga krahu tjetër qe te jete i gatshëm ta pranoje këtë, te përfshihet ne këtë shkëmbim. Prandaj apeli ynë është, ju lutem mos e bëni këtë. Disa mijëra leke dhe premtime te rreme vërtet nuk ia vlejnë.?Diplomatja e Bashkimit Europian theksoi se procesi i 21 qershorit do te jete shume i monitoruar nga ndërkombëtaret, por ajo theksoi rëndësinë e monitorimit te personave qe i fitojnë këto zgjedhje, nëse ata do t?i mbajnë premtimet elektorale apo jo.?Me thane qe ka nje organizate qe po mbledh premtimet e fushatës dhe mendoj se kjo është nje ide fantastike. Shpresoj qe kjo nuk do te kthehet ne nje muze arkeologjik te premtimeve.?Kur 3 dite na ndajnë nga zgjedhjet, ambasadorja e BE u kërkoi qytetareve qe te jene aktive, te marrin pjese ne votime pasi zgjedhjet lokale jane te rëndësishme per te ardhmen e tyre.
Recommended