Gjyqtarit të “Dajtit” nuk i kthehen lekët: Çështja nuk pushohet - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi sot kërkesën e gjyqtarit të Apelit Vlorë, Skënder Daminit, për ti kthyer atij sendet personale të sekuestra në banesë nga kontrolli i ushtruar pas vendimit pro uljes së dënimit të Dritan Dajtit.Gjyqtarja Liliana Baku shqyrtoj sot kërkesën e Daminit për ti kthyer atij celularin e sekuestruar pak javë më parë, si dhe kërkesën e djalit të tij, Lisien Daminit, që ti kthehej shuma prej 17 mijë eurosh po e sekuestruar në banesën e tyre në kryeqytet.Skënder Damini është nën hetim nga prokuroria si i dyshuar për korrupsion.Ai është një ndër 3 gjyqtarët që vendosën pro gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtin, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burgim.Pas këtij vendimi, policia ushtroi kontrolle të imtësishme në banesat e të 5 gjyqtarëve.Vetëm në apartamentin e Daminit u gjetën 17 mijë euro si dhe disa fushekë. Për shumën e parave gjyqtari tha se i përkasin djalit të tij biznesmen.Kërkesa e Skënder dhe Lisien Daminit, u shqyrtuan në dy seanca të ndryshme, me po të njëjtën gjyqtare.
Recommended