Rama intervistë për gazetën “Danas” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne prag te vizitës se kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç ne Tirane, e para e nje shefi qeverie te Beogradit ne vendin tone, kryeministri Edi Rama përcolli mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi gjate një interviste për mediat serbe.?Ne presim thellimin e bashkëpunimin me Serbinë dhe te ecim se bashku ne rrugën e paqes dhe integrimit europian, me besimin se Shqipëria dhe Serbia, serbet dhe shqiptaret mund te bëjnë për Ballkanin sot atë që kanë bërë Franca dhe Gjermania për Europën pas Luftës së Dytë Botërore?.Duke folur për gazetën serbe ?Danas?, Rama zbuloi edhe detaje te ceremonisë se pritjes se kryeministrit serb.?Është vizita e pare zyrtare e një kryeministri serb ne Tirane dhe për herë të parë, në përputhje me protokollin shtetëror, do të ngrihet flamuri i Serbisë dhe do të luhet himni serb. Përveç kësaj, kjo vizite ka nje domethënie te veçante si treguese e vendosmërisë sonë per te vijuar ne rrugën qe nisi ne Berlin gushtin e kaluar nen mbikëqyrjen e kancelares gjermane Merkel. Kam besim ne vizionin dhe vullnetin e kancelares persa i përket te ardhmes se Ballkanit. Jo vetëm, sepse ndajmë vizionin dhe bindjen se Europa ka nevoje për Ballkanin, ashtu siç Ballkani ka nevoje për te, por edhe sepse jemi te ndërgjegjshëm se nëse nuk bashkëpunojmë per te ardhmen, rrezikojmë te na kthehet e shkuara?.Për kryeministrin Rama suksesi i bashkëpunimin përcakton jo vetëm fatin e shqiptareve dhe serbeve, por edhe fatin e projektit te nje Europe te bashkuar, si projekti me i madh i paqes qe njerëzimi ka krijuar dhe zbatuar. Vizita e se mërkurës e kryeministrit serb ne Tirane vjen ne një kohe tensionesh ne Ballkan dhe gjashte muaj pas vizitës se homologut Rama ne Beograd, ku ai e beri te qarte se pavarësia e Kosovës është nje realitet i patjetërsueshëm. Kjo deklarate u cilësua provokim nga Vucic. Beogradi zyrtar nuk priti mire as deklaratat e Rames per bashkimin e shqiptareve ne mënyre klasike, duke i cilësuar destabilizuese per rajonin. Megjithatë, takimi mes dy kryeministrave, qe do te pasohet nga nje konference e përbashkët per shtyp, do te jete nje mundësi per përmirësimin e raporteve mes dy vendeve.

Recommended