Basha: Qeveria si Cosa-Nostra - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Akuzat drejtuar koalicioni qeverises per kriminalizimin e parlamentit dhe administrates publike nuk jane tashme vetem boshti kryesor i opozites se Lulzim Bashes ne parlament; por duket se do te jene edhe nje prej strategjive elektorale te PD -se per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. Nga Vlora ku u zhvillua protesta e Partise Demokratike lideri i opozites Basha ka deklaruar se krimi sot përjeton ditet e tij me te mira pasi deget e tij jane shtrire deri ne qeverisje. Por paralelisht me situaten e rendit e sigurise ne vend opozita duket se do ti drejtohet qytetareve edhe me tezen e premtimeve te pambajtura dhe rritjen e varferise; probleme te cilat i ka ngritur Basha pikërisht ne qytetin nga ku ka dale deputet Kryeministri Edi Rama. Nga Vlora lideri i opozites ka ironizuar edhe aleatet me te rinj te Partise Socialiste, PDIU e Shpetim Idrizit dhe FRD e Bamir Topi. Por pavarësisht zyrtarizimit te nje marrëveshje mes PDIU dhe PS; Shpetim Idrizi nuk ia ka dale ta mbaje te bashkuar partine e tij pasi Dashamir Tahiri, deputeti çam i Vlores eshte ngjitur ne podiumin e protestes duke zyrtarizuar qëndrimin ne opozite
Recommended