Raporti i Amnesty International për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse është shënuar një progres i lehte, te drejtat e njeriut ne Shqipëri vazhdojnë të mbeten sfidë për qeverinë Rama. Raporti vjetor i Amnesty International veçon dhunën ne familje si një fenomen shqetësues, ku mbijetuesit e saj rralle përfitojnë nga drejtësia. Personat e përfshirë ne raste torture apo keqtrajtimi vijojnë te mos ndëshkohen, ndërsa aksesi për strehim për njerëzit që jetojnë në varfëri, përfshirë romët mbetet i kufizuar, pavarësisht zotimeve të qeverisë. Raporti merr ne shqyrtim disa raste konkrete, si ai biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha, i zhdukur ne vitin 1995 nga agjentët e sigurimit shtetëror. Vendndodhja e trupit te tij nuk i?u tregua të birit, pavarësisht nga deklaratat e kryeministrit në vitin 2013 se vendndodhja e varrit të tij do të identifikohet. Ne tjetër rast është ai i Aleks Nikes, protestuesit të vrarë ne demonstratën e 21 janarit. Prokurorët shqyrtuan rastin e Aleks Nikës. Në muajin maj, oficerët e policisë të cilët dyshoheshin për keqtrajtimin e disa demonstruesve gjatë dhe pas protestave, u morën në pyetje. Në korrik, prokurori shtetëror ngriti akuza kundër ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së dhe zëvendësit të tij për dështimin e arrestimit të gjashtë oficerëve të Gardës së Republikës të dyshuar së kanë shtënë kundër demonstruesve. Dhuna ndaj grave është një tjetër problem shqetësues. Procedurat penale jane te ngadalta dhe gjykatat shkelin afatet për shqyrtimin e urdhrave të mbrojtjes dhe dhënien e vendimeve. Nën presionin e Bashkimit Evropian, Shqipëria zhvilloi një strategji të re të menaxhimit të kufirit. Qindra emigrante të paligjshëm dhe refugjatë, janë arrestuar. Deri në fund të muajit shtator, mbi 12 mijë shqiptarë sipas raportit, kanë paraqitur kërkesa për strehim në vendet e unionit, duke paraqitur si shkak dhunën ne familje dhe diskriminimin ndaj komunitetit LGBT dhe romëve.Pavarësisht strategjisë se re te strehimit te Ministrisë se Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Autoritetit Kombëtar te Strehimit, per strehimin e komunitetit rom dhe egjiptian është shënuar nje progres i vogël.

Recommended