Veliaj: Berisha mban peng Shqipërinë për interesat e tij - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj vijoi fushatën e tij elektorale në një takim me banorët e Ndroqit ku bëri një bilanc të punëve të bëra edhe në këtë njësi, si dhe projektet e tjera që do t?i vijnë në ndihmë ekonomisë rurale. Ai theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit kanë një rëndësi të veçantë për hallet dhe problemet e çdo fermeri, që kërkon rrugë më të mira për të nxjerrë mallin në treg, më shumë kanale ujitëse për tokat e tyre, si dhe tregje më të mira e më të lira për të shitur mallin që prodhon. Ndaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës nënvizoi se gjithkush në 30 qershor duhet të mendojë për familjen dhe të ardhmen e fëmijëve të vet dhe jo për hallet dhe problemet që kanë drejtuesit e opozitës, një pjesë prej të cilëve Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë hequr vizat.
Recommended