Bild: “Ortek” azilkërkuesish nga Kosova - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fluksi i larte i azilkërkuesve nga Kosova shqetëson edhe Gjermaninë. Gazeta më e madhe ne vend, ?Bild? ne faqen e pare te saj publikoi nje artikull per eksodin e kosovareve, me titullin ?Ortek azilkërkuesish nga Kosova?. Rreth 500 kosovare largohen çdo dite me autobusë nga vendi me destinacion Gjermaninë. Gazeta publikoi edhe një shkresë të datës 3 shkurt te mbërritur nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, drejtuar Ministrisë se Jashtme gjermane, se cilës i rekomandohet debimi masiv i emigranteve. Sipas diplomatit gjerman ne Prishtine, vetëm një veprim i tillë do të mund ta parandalonte valen e refugjatëve nga Kosova. Vitin e kaluar në Gjermani kanë kërkuar azil kryesisht pjesëtarë të pakicave, romë, ashkali dhe egjiptiane, por situata ka ndryshuar pasi tashme kërkesat vijne kryesisht nga shtresat e mesme. Largimet e kosovareve vijojne, pavarësisht apeleve te autoriteteve kosovare per te mos braktisur vendin. Sipas të dhënave nga disa shtete të Evropës për Eurostatin, në vendet e tyre janë rreth 26 mijë emigrantë kosovarë, por nga Ministria e Brendshme kosovare, nuk jepet nje shifer e sakte e te larguarve.

Recommended