Jo bojkot zgjedhjeve lokale, nuk jemi arbitra - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Raporteri i Parlamentit Evropian per Shqipërinë Knut Fleckenstein pas takimeve me politikanet shqiptare e ka bere te qarte se Brukseli pret qe zgjedhjet lokale te mos bojkotohen nga asnjë parti politike. Gjate një konference per shtyp eurodeputeti është treguar i kujdesshëm ne lidhje me qëndrimin e PD ndaj hartës se re territoriale dhe deklaratave te kryetarit te PD Basha se me këtë ndarje nuk ka zgjedhje; megjithatë ai ka theksuar se te gjitha partitë duhet te jene pjese e garës. ?Zoti Basha është i mençur. Ai nuk foli shumë me mua rreth kësaj çështje. Sic ju thashë në fillim unë nuk jam arbitër. Nëse një parti politike nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje të përfshihet në garë atherë është një vendim i lirë marrë prej tyre. Unë kam dëgjuar se për këtë ligj të ndarjes administrative pati një përfshirje edhe nga gjykata juaj kushtetuese. Mendoj se gjykata kushtetuese e tha fjalën e saj ashtu sic ata vendosën për atë cështje. Unë s?jam më i zgjuar se ata. Shpresoj shumë që të gjitha partitë politike do të përfshihen në zgjedhje sepse kjo është e drejta demokratike e njerëzve dhe jo vetëm e partive. Njerëzit meritojnë të zgjedhin se kush do ti qeverisë ata.?Raporteri i Parlamentit Europian ka përsëritur rendësin e dialogut politik per procesin e integrimit, duke e ilustruar kete edhe me nje shembull. ?Nëqoftese PD, nuk do rikthehej në parlament, ne në Bruksel do kishim menduar që dhënja e statusit kandidat ishte gabim.? Socialdemokrati gjerman eshte ndalur edhe tek akti terrorist ndaj Francës, duke nënvizuar rendësinë e nje politike te përbashkët te be per sigurinë. Ndërkohë me herët Flekeshtejn takoi kryetaren e komisionit te integrimit Bregu dhe nënkryetarin e Komisionit te Jashtem, Bumçi te cilet i paraqiten shqetësimet e opozitës. Ne diten e fundit te vizitës ne Tirane, eurodeputeti do te takoje familjen e Aleks Nikes qe humbi jeten ne protestën e 21 janarit 2011 si dhe shoqatën e te larguarve nga administrata.

Recommended